Evente – Festa / Celebrime të përhershme

Në Bashkinë Tropojë zhvillohen çdo vit disa festa tradicionale që janë bërë tashmë pjesë e kalendarit kulturor lokal.

Hapja e sezonit turistik veror shënon nisjen e aktiviteteve turistike dhe promovimin e bukurive natyrore të zonës.

Festa e Bjeshkës, e organizuar në Dobërdol, feston jetën në mal me këngë, valle, veshje popullore dhe gatime tradicionale.

Ndërsa në vjeshtë, Festa e Gështenjës në Bytyç promovon këtë frut si pasuri natyrore përmes panaireve, ekspozitave dhe aktiviteteve kulturore që tërheqin vendas dhe vizitorë nga jashtë.

Facebook
LinkedIn
Email
X