Festa e Lakrorit është një event kulinare që sjell gatimin e një nga ushqimeve më të dashura tradicionale të Korçës – lakrorin në Saç. Ky festival tërheq gastronomë dhe dashamirës të ushqimit nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë.
Gjatë kësaj feste, vizitorët mund të shijojnë lakrorin e përgatitur nga amvisa dhe kuzhinierë lokalë, të marrin pjesë në punëtori të gatimit, të mësojnë recetat tradicionale të këtij gatimi të veçantë dhe të kërcejnë, nën tigujt e muzikës tradicionale shqiptare. Panairet kulinare ofrojnë gjithashtu një shans për të provuar produkte të tjera tradicionale dhe artizanale.