Në vitin 2025, prezantuam TEA 3.0, versioni më i avancuar i aplikacionit deri më sot, i cili shënon një etapë të re në digjitalizimin dhe zhvillimin e turizmit shqiptar.
Moduli i Plazheve:
Për herë të parë, TEA përfshin një hartë të plotë të plazheve shqiptare, me rreth 3,000 vendndodhje të regjistruara përgjatë gjithë bregdetit; nga Velipoja në veri, deri në Ksamil e Sarandë në jug.
Përdoruesit mund të zbulojnë plazhe publike dhe private, të filtrojnë sipas preferencave, dhe të marrin informacion të detajuar mbi infrastrukturën, aksesin dhe shërbimet përkatëse. TEA e bën më të lehtë se kurrë gjetjen e vendit të përsosur për pushime, qoftë për ata që kërkojnë qetësi e natyrë, apo për ata që preferojnë atmosferën gjallëruese të bregdetit shqiptar.
Butoni “Raporto Shkelje”:
Një tjetër risi e rëndësishme është integrimi i funksionalitetit “Raporto Shkelje”, që lejon çdo përdorues të raportojë në kohë reale problematika mjedisore apo shkelje në plazhe dhe zona turistike; si ndotje, mbetje apo dëmtime të habitateve natyrore.
Ky modul krijon një kanal komunikimi të drejtpërdrejtë mes qytetarëve, turistëve dhe institucioneve publike, duke e kthyer TEA-n në një mjet aktiv për ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.