Bakllava – Një nga ëmbëlsirat më ikonike, e përgatitur me petë të holla dhe mbushje arrash ose bajamesh, pjekur deri sa të marrë ngjyrë të artë dhe spërkatur me sherbet të ngrohtë. Shija e saj kombinon ëmbëlsinë e sherbetit me krokantësinë e petëve.
Kadaifi është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, shumë e ngjashme me bakllavanë, por e përgatitur me fije shumë të holla brumi Fijet mbështillen rreth mbushjes së arrave, bajameve , piqen në furrë deri sa të marrin ngjyrë të artë dhe pastaj spërkaten me sherbet të ngrohtë të bërë nga sheqeri dhe uji, ndonjëherë me limon ose mjaltë. Shija e kadaifit kombinon krokantësinë e jashtme me ëmbëlsinë dhe aromën e brendshme, duke e bërë një nga ëmbëlsirat më të dashura tradicionale të Tiranës dhe Shqipërisë.
Revani është një ëmbëlsirë tradicionale shqiptare, shumë e njohur edhe në Tiranë. Bëhet nga miell, sheqer, vezë dhe gjalp dhe shpesh i shtohet lëngu ose lëvozhga e portokallit ose limonit, që i jep aromë të veçantë. Revania është një nga ëmbëlsirat më të preferuara për festat si dhe një ëmbëlsirë tradicionale në tryezën shqiptare.