Është një gatim tradicional që, që në kohët e lashta, simbolizonte Hasin. Brumi përgatitet me miell, kripë dhe ujë, dhe pasi zihet, këputen kuleçt, hapen me atllagi (t’holluese) dhe lyhen vetëm me mazë dhe t’lyn (gjalpë). Pastaj, ato mblidhen me bez (nape) në formë tubi dhe vendosen në tepsi në formë rrethore. Kjo procedurë vazhdohet me të gjithë kuleçtë, dhe pasi tepsia mbushet, ajo pritet në formë trekëndëshash të vegjël dhe më pas piqet.
Ky gatim përdoret shpesh në raste festash dhe gëzimesh familjare, dhe në disa raste shërben edhe si ëmbëlsirë, duke i shtuar sherbet. Në traditën e Hasit, nëse mysafirëve nuk u gatuhej pite, konsiderohej që ata nuk ishin pritur mirë, duke e bërë këtë gatim një simbol të mikpritjes dhe respektit ndaj vizitorëve.