Kulinaria

Duke qenë se zona nën studimi është zonë malore, tradita bazohet tek blegtoria. Mishi i qengjit në hell preferohet, ashtu sikurse preferohet kukureci, zorra e trashë e mbushur me oriz dhe mëlci qengji (e njohur si Ksirogjak).  Ka një traditë të pasur të produkteve me bazë qumshi, si dhalla, gjalpi, dhe djathi.

Ka një specialitet, Pervelak, i cili është një përzierje mes gjalpit të zier, djathit dhe bukës. Buka është një lloj i vecantë në formë kulaci, quajtur Faqefurash. Është gjithashtu traditë gatimi i kulacit me verë dhe mjalt. Lakrat e egra janë gjithashtu të përhapura, dhe haen të ziera. Fruti popullor është fiku i cili përdoret për të bërë Çepele, ose fik të thatë.

-Pijet

Nga pijet alkolike, kemi rakinë dhe verën që shtojnë elemente të vecantisë së destinacionit. Peshku gatuhet me arra dhe hudhër, në temperatura të ulëta.

-Gatime mikse

Unike për këtë zonë janë glikotë e frutave të ndryshme, zakonisht arrë, trëndafil, dhe kumbulla. Likeri i kafesë është gjithashtu tradicional për Himarën e Vjetër. Qeparoi i Vjetër gëzon traditën e gatimit të biskotave me kanellë dhe miell organik. Këto produkte kanë filluar të tregtohen.

Në menunë e guzhinës tradicionale vendase, në tërësi në krahinën e Himarës janë prezente edhe gatimet e peshkut edhe ato të mishit. Një pjesë e madhe të fshatrave të kësaj krahine kanë shumë të pranishme pjatën e mishit dhe të gatimeve me këtë asortiment.

Në radhën e gatimeve tradicionale renditen – byrekët me disa lloje lakrash, si byrek me neni, byrek me speca dhe domate, byrek me spinaq, byrek me lakra të egra, byrek me fasule, etj. Mishi i qingjit dhe i kecit në hell është një traditë e hershme e ketyre anëve. Një tjetër varjant interesant është mishi i mbështjellë me plëncin e bagëtisë, i pjekur në prush dhe në hi. Kukureci është përherë i pranishëm në menunë e mishit, si meze e parë në tavolinën e porsashtruar. padyshim, të gjitha gatimet janë me prodhimet e vendit bio.

Në tavolinat e miqve të ftuar, të gjitha fshatrat e himarës kanë pasur dhe ruajnë traditën e dollisë, kryesisht me pijen e tyre tradicionale rakinë apo edhe verë. Zona e Himarës një kartolinë e denjë, për prezantimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare ofron një potencial madhor për turizmin. E banuar që prej lashtësisë, krahina është një zonë e mbushur me kulturë, tradita dhe atdhetarizëm, ku banorët vendas i kanë trashëguar dhe në brezat e sotëm në mënyrën më dinjitoze. S’mund të kalohet pa u vënë re arkitektura e larmishme në çdo fshat së bashku me monumentet kulturore të cilat janë tregues i intelektit, që banorët kanë pasur ndër dekada.

Facebook
LinkedIn
Email
X