Në Bashkinë Kuçovë, kuzhina tradicionale përfaqëson një pjesë të gjallë të trashëgimisë kulturore dhe mikpritjes vendase. Vizitorët mund të shijojnë një shumëllojshmëri pjatash autentike, të përgatitura me produkte të freskëta dhe receta të trashëguara brez pas brezi.
Në tavernat dhe restorantet e zonës serviren specialitete si tavat me oriz dhe mish zogu të freskët, rrosnica tradicionale, perime të stinës, përshesh me mish kaposhi, si dhe byrekë të ndryshëm me gjizë apo spinaq. Ëmbëlsirat tipike si keku me arra, revanija, bakllavaja dhe kabunia me rrush të thatë e plotësojnë këtë përvojë të shijshme. Pijet tradicionale, si rakia e rrushit, manaferres, dellinjës apo mares, si edhe vera vendase nga rrushi “vernac” dhe “merlot”, e bëjnë kuzhinën e Kuçovës një destinacion të vërtetë për dashamirësit e gastronomisë shqiptare.