Berati nuk është vetëm një qytet muze, por edhe një destinacion kulinar ku shijet e traditës takohen me mikpritjen shqiptare. Kuzhina beratase është e thjeshtë dhe e shijshme, e bazuar në produkte të freskëta bio që vijnë nga kopshtet, ullishtet dhe fermat e zonës.
Pjata tradicionale beratase që duhen provuar:
· Tavë kosi me qengj – një ndër gatimet më të dashura, me shije autentike.
· Biftekët e mbushur me arra ose ndryshe Vjenezi
· Japrakë me gjethe rrushi – të mbushura me oriz dhe erëza, gatim i veçantë i zonës.
· Lakrorë – byrekë të hollë me mbushje të ndryshme, si barishte, presh apo mish.
· Paçe qengji – supë tradicionale, e trashëguar brez pas brezi.
· Hallva beratase – e veçantë për shijen dhe mënyrën e përgatitjes.
· Kabuni me rrush të thatë nga nje embelsire shtepie tani shume e kerkuar ne te gjitha restorantet
· Monblan
· Revani me arra
· Shëndetlia
· Bakllava beratase – ëmbëlsira e festave, përgatitur sipas recetave të vjetra familjare.



















