Një nga përvojat më të veçanta kulturore në Shkodër është vizita në Atelienë e Maskave Veneciane, një punishte artizanale ku krijohen maska unike sipas traditës së vjetër veneciane. E themeluar nga familja Zadrima, kjo atelie ndodhet në zemër të qytetit dhe është një kombinim i mjeshtërisë tradicionale, artit dekorativ dhe trashëgimisë kulturore. Maska të bëra me dorë, të cilat janë të ekspozuara si në një galeri arti. Vizitorët mund të shohin nga afër procesin e krijimit dhe të marrin pjesë në punëtori kreative ku pikturojnë maskën e tyre.