Gurra e Domgjonit

Ujësjellësi i Qytezës së Domgjonit nis në malin e Munellës, ku uji pasi mblidhet prej një prite të vogël përcillet në një kanal nëntokësor. Ai i përket shkeujve të pare pas Kr. Në mesin e ujësjellësit gjendej pusi i kontrollit, në të cilin futesh nga sipër nga një portë e vogël. Pusi cilindrik, 12 m i thellë dhe 2.5 m i gjërë është punuar me muraturë guri.

Një palë shkallë helikoidale të shpien në pusetën në taban, nëpërmjet së cilës kalohej në brendi të kanalit të ujësjellësit të punuar po me muraturë guri. Ujësjellësi ishte ndërtuar me njohuri të plota teknike. Kalimi i tij nëpërmjet tunelesh të hapura në shkëmb si dhe vetë konstrukti i pusit të kontrollit dëshmojnë qartë përvojën e punimeve në terrene shkëmbore, për të cilën popullsia vendase piruste, çmohej në tërë botën antike.

Facebook
LinkedIn
Email
X