Infokulla-Mirdita

Qendër e zhvillimit të turizmit, Infopoint dhe Muze. Gjendet në Rrugën e kombit në km 19/VI. E dedikuar për zhvillimin ekonomik të komunitetit mirditor ajo është një atraksion i vyer që i jep mundësi vizitorit të njihet me historinë dhe traditat e lashta të Mirditës. Në muze nëpërmjet eksponateve jepet mitologjia, flora, fauna, historia e krahinës, jeta e bujqve dhe blegtorëve, stili i jetesës, muzika karakteristike, persekucioni, etnografia. Te gjitha përmblidhen edhe në një instalim multimedial të quajtur black-box.

Facebook
LinkedIn
Email
X