Këngët janë një element i rëndësishëm i kulturës vendase. Ekzistojnë lloje këngësh tradicionale, kryesisht këngë kreshnikësh që transmetojnë Eposin (Ciklin) e Kreshnikëve, nga rapsodë të shoqëruar nga lahuta majë krahut. Këngët që femrat malësore përfaqësojnë janë: këngë çikash, vaji, djepi dhe gjëme. Të gjitha llojet e këngëve shoqëroheshin me instrumentet popullore si : lahuta, çiftelia, tupani, sharkia, fyelli dhe defi.