Kullat kryesore në Mirditë

  • Kulla e Abat Prend Doçit në Rubik (monument kulture)
  • Kulla e Dod Nikoll Gjikolës në Kurbnesh (monument kulture)
  • Kulla e Zef Ndoc Ndrecës në Kodër Spaç (monument kulture)
  • Kulla e Preng Llesh Ndokës në Mashtërkor (monument kulture)

Kullat e gurta në formë fortese janë banesat tipike të Mirditës. Zhvillimi shoqëror dhe lulëzimi ekonomik i bënin këto treva të lakmuara. Kullat më shumë se sa një simbol i qendresës ishin edhe ngrehina familjare të përbëra nga dy, tre apo katër kate më kulme shumëfaqëshe. Ato ishin të pajisura me elementë fortifikues, me kamarat të vendosura në katin e sipërm, nga ku mund shikohej apo qëllohej armë. Elementë dekorativë të gdhendur në gurë i gjejmë në portën hyrëse të kullës.  Janë simbole mitologjike dhe shenjat dalluese të fisit/klanit..

Bisedat zhvillohen përpara një oxhaku të madh, ku në njërën anë ulej miku e në anën tjetër i zoti i shtëpisë. Sëndukët e veçantë prej druri, kamaret e murit të dekoruara me dru për pajisjet, që i duhen të zotit të shtëpisë për të shërbyer kafe dhe raki, dhe çengelat e ngulur në mur shtendosin atmosferën e odës dhe e thyejnë ashpërsinë e ftohtë.

Facebook
LinkedIn
Email
X