Qendra Multifunksionale në Korçë është një hapësirë e veçantë e krijuar për të ofruar argëtim dhe zhvillim veçanërisht për fëmijët. E pajisur me, kënde lojërash, fusha sporti për volejboll, tenis, baskeboll, kurse të shumta si piktura, art craft e fashion design, matematika, fizika, teknologjia kompjuterike, kjo qendër ofron një ambient të sigurt dhe miqësor për tu aftësuar dhe zhvilluar.
Ajo është një vend ideal për organizimin e aktiviteteve dhe eventeve për fëmijë, dhe aktivitete edukative, duke nxitur kreativitetin dhe lojën në natyrë. Me ambient të gjerë dhe atmosferë të ngrohtë, qendra multifunksionale është një pikë takimi për familjet dhe fëmijët.