Veshja mirditore

Xhupi, si veshje e grave mirditore, është pjesë përbërëse e identitetit mirditor dhe është shpallur “Kryevlerë Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale”. Pavarësisht mbivendosjeve të vazhdueshme kulturore xhupi i kostumeve mirditore ka ruajtur larminë e simbolikave mitike dhe ikonike. Simbolet që gjënden në xhup, si pema e jetës, kryqi, simboli i diellit, rrethi koncetrik, lotusi mistik, gjarpri, sytë magjikë etj., konsiderohen si gjurmë të rëndësishme të kulturës së hershme iliro-arbnore.

Facebook
LinkedIn
Email
X