Qyteti i Biçikletave

Shkodra ndryshe quhet “Qyteti i Biçikletave”, pasi ajo që vihet re menjëherë sapo të mbërrini në Shkodër është numri i madh i njerëzve që lëvizin me biçikletë. Përdorimi i saj është bërë pjesë e identitetit të përditshëm të qytetit.

Shkodra shquhet per qytetin me sensin më të lartë të humorit ku Shprehja “Një ditë pa të qeshur është një ditë e humbur” është tipike për këtë qytet.

Shkodra është vendlindja e fotografisë shqiptare: Pietro Marubi hapi aty në vitin 1856 studion e parë fotografike në Ballkan, e cila sot është kthyer në Muzeun Marubi, me arkivin më të madh fotografik të Shqipërisë.

I vetmi vend në Shqipëri ku bëhen maska veneciane artizanale punishtja në Shkodër prodhon mbi 1,700 lloje maskash të personalizuara sipas teknikës tradicionale të Venecias.Maskat e përdorura në filmin “Eyes Wide Shut” të Stanley Kubrick me Tom Cruise dhe Nicole Kidman jane prodhuar në këtë punishte.

Facebook
LinkedIn
Email
X