Topinimi ka kuptimin si “Ndër shënjtorët”. Fshati unik ndodhet shumë lart, pikërisht nën qiell, afër shenjtorëve. Shtrihet Brenda Zonës së Mbrojtur të Oroshit dhe është nje vendbanim, fillimet e të cilit datojnë shumë herët. Fshati u ndërtua në një hëndek shkëmbor që e mbron nga armiqtë. Mund të cilësohet si Tokë e Shenjtë sepse në 200 hektarë kishte 12 kisha (aq sa dishepujt).