Mali i Velës

Me lartësi 1172 metra mbinivelin e detit, është mali më i lartë mbi bregdetin shqiptar të detit Adriatik. I pasur me vegjetacion të lartë dhe me klimë të përshtashme ofron një mundësi të shkëlqyer për të prekur natyrën dhe origjinalitetin e jetës në fshatrat e gjendur në shpatet e tij.

Në maje të malit është vendosur në një piramide trekëndore statuja e Shën Mërisë. Të shtunën e parë të çdo qershori pelegrinë, besimtarë dhe miq të natyrës ngjiten për tu takuar me Zojën e Velës.

Facebook
LinkedIn
Email
X