Parku Kombëtar i Butrintit është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe natyrore të Shqipërisë, i shpallur Sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. I vendosur në jug të vendit, vetëm pak minuta nga Konispoli dhe Saranda, Butrinti është një destinacion unik ku ndërthuren rrënojat antike, biodiversiteti i pasur dhe peizazhet e qeta ujore.
Në habitatet e këtij parku jetojnë rreth 35 lloje gjallesash globalisht të kërcënuara. Ekosistemi ligatinor i Butrinti ka biodiversitet të pasur, me larmi habitatesh dhe llojesh. Në të jetojnë: rreth 247 lloje shpendësh, prej të cilëve 70% janë shpendë ujore; 9 lloje amfibësh dhe 25 lloje reptilësh, që përfaqësojnë rreth 60-75% të herpetofaunës së vendit dhe rreth 39 lloje gjitarësh, ose afro 60% e mamalofaunës së vendit tonë.
Ujërat litorale të Butrintit frekuentohen nga Breshka detare, Delfinët, kryesisht Delfini turishkurtër, por nuk mungojnë edhe vizitat e rralla të Fokës së Mesdheut.