Gjenden në fshatin Shushicë, rreth 175 m mbi nivelin e detit. Janë grup drurësh rrapi (0,4 ha),
me lartësi 18-22 m, diametër të trungjeve 50-90 cm, moshë 500–600 vjet. Pranë janë disa burime
që vizitohen nga banorë të Elbasanit. Rrepet janë dëmtuar nga faktorë natyrorë, mosha e madhe e
zjarret. Kanë vlera biologjike, didaktike, estetike. Vizitohen rrugës Elbasan-Ura e Shkumbinit-
Byshek.