Shtrihet në luginën që gjendet mes malit të Munellës dhe Zepës. Në këtë zonë gjenden një tëresi fshatrash të vendosura në shpatet e dy maleve që qendrojnë si rojtarë krenarë. Zona ka nivel të lartë biodiversiteti dhe ka ruajtur plotësisht karakterin e saj original. Teksa ngjitesh drejt pyjeve sheh kullotat e harlisura alpine dhe gjendesh ne stane, strehat verore të barinjve dhe kafshëve. Gjatë ecjes shikon kulla të shumta ku një pjesë e tyre janë të braktisura.

