Fam trip i grupit të xhirimit të televizionit të njohur TV France 3

Ambasada e Shqipërisë në Francë, Agjencia Kombëtare e Turizmit përgatiti itinerarin dhe organizoi fam-tripin për dy ekipet e xhirimit të televizionit të njohur TV France 3.

Dokumentari “Echappees belles”, një nga produksionet më të kërkuara dhe ndjekura në kanalet online në internet për promovimin turistik të destinacioneve të ndryshme u realizua nga dy ekipe xhirimi të cilët punuan në mënyrë të pavarur dhe me detyra të përcaktuara.

Grupi i parë u angazhua me pjesën e narracionit (histori, kulturë, tradita dhe detaje të tjera që e bëjnë një vend unik), ndërsa grupi i dytë, pjesë e të cilit ishte gazetari prezantues, komunikoi me personazhe vendas, prezantoi dhe bëri redaktimin dhe lidhjen e pjesëve.

Agjencia Kombëtare e Turizmit u angazhua me mbështetje logjistike për mbulimin e shpenzimeve të transportit dhe akomodimit në destinacionet sipas programit.

Ky projekt ka një rëndësi të madhe për promovimin e Shqipërisë në kanalet publike dhe online, dhe është një mundësi e shkëlqyer për vendin tonë, duke pasur parasysh audiencën e gjerë që ka në vendet frankofone.

Facebook
LinkedIn
Email
X