“Eksperiencë & Ekspertë” është thelbi i markës ITB Berlin. Panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e turizmit, ku vendimmarrësit më të lartë, ekspertët, blerësit dhe profesionistët e rinj nga çdo fushë e zinxhirit turistik, takohen për të marrë informacion në lidhje me tema të rëndësishme dhe tendencat e fundit, për të shkëmbyer kontaktet e biznesit dhe për të mbyllur marrëveshje globale përmes ndërveprimeve personale me profesionistët ndërkombëtarë.
AKT merr pjesë prej më shumë se një dekadë në këtë panair duke konsoliduar imazhin e vendit tonë në tregun gjerman.