Në datë 11 maj 2023 AKT mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit, “Bridging Tourism Destinations”, në Budva të Malit të Zi.
Kjo konferencë disa ditore synoi të bëjë bashkë partnerë të ndryshëm për të krijuar ura lidhëse mes destinacioneve në kuadër të një turizmi të qëndrueshëm.
Agjencia Kombëtare e Turizmit u përfaqësua nga Drejtoresha e Përgjithshme, znj. Zana Çela në dy prej paneleve kryesore të kësaj konference ku u diskutua në lidhje me destinacionet turistike, marketingun dhe promocionin e tyre.
Diskutimet dhe prezantimet vijuan edhe në ditën e dytë në panele me përfaqësues të rëndësishëm të turizmit, për të adresuar të gjitha problematikat, sfidat dhe mundësitë; si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve të përfshirë.

