Muzeu Arkeologjik Kombëtar, i cili ndodhet në Tiranë e ka zanafillën në vitin 1948, nën emërtimin Muzeu Etnografik – Arkeologjik. Aktualisht, është qendra ku pasqyrohet pjesa më e madhe e pasurisë arkeologjike në vend.
Muzeu numëron rreth 18 mijë objekte, të cilat i takojnë periudhave të ndryshme historike. Në tre pavijonet e tij janë ekspozuar mbi 2000 objekte, ku përfshihen skulptura, apo edhe objekte të imta, të cilat i takojnë epokës së gurit, deri edhe objekte që datojnë epokën e pushtimit turk.