Sarajet e Këlcyrës

Sarajet e Ali Bej Këlcyrës ndodhen mbi një kodër në hyrje të Grykës së Këlcyrës dhe përfaqësojnë një nga komplekset më madhështore të ndërtuara në Shqipërinë e shekullit XIX. Ndërtuar nga familja fisnike Këlcyrë, kompleksi përfshinte disa kulla katërkatëshe dhe rezidenca me arkitekturë orientale dhe ballkanike.

Ndërtesa u shkatërrua pjesërisht në vitin 1914 nga andartët grekë, por rrënojat e saj mbeten një dëshmi e rëndësishme historike dhe arkitektonike. Falë vendndodhjes strategjike dhe pamjes mahnitëse mbi luginën e Vjosës.  Sarajet janë një atraksion i veçantë për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë trashëgiminë kulturore të zonës.

Facebook
LinkedIn
Email
X