E njohur ndryshe si “Shpella e Zezë”, ndodhet në kanionin e Skronës pranë fshatit Pëllumbas, rreth 25 km nga Tirana. Shpella është një formacion karstik me gjatësi mbi 300 metra, e pasur me stalaktite dhe stalagmite që datojnë miliona vjet më parë.
Ajo është shpallur Monument Natyror për vlerat speleologjike dhe gjeologjike, si dhe për rëndësinë e saj historike pasi janë gjetur mbetje të njeriut prehistorik dhe të faunës së lashtë.