Katund i Vjetër është një perlë ndër fshatrat e Mirditës, si dhe një nga të hershmit. Ai përshkohet nga përroi Rubik i cili gjatë rrjedhës së tij nga Mali i Velës ka gdhendur shtratin e tij në një natyrë të bukur piktoreske. Ai është një burim jete për fshatin. Me Hotel Marub si pioner në Mirditë dhe me restorante e bujtina të shumta, fshati Katund i Vjetër është një atraksion turistik për vendasit dhe të huajt. Klima e butë në dimër dhe e freskët në verë, shtigjet që të ftojnë për ecje, biodiversiteti i lartë, rrënojat e kishave të Shën Gjergjit dhe Shën Nikollit ftojnë për t’i zbuluar dhe për të kaluar një kohë ë bukur në këtë fshat.