Gjinar

Gjinari gjendet në juglindje të qytetit të Elbasanit, 24 km larg tij, i arritshëm përmes rrugës automobilistike Elbasan – Gjinar. Fshati Gjinar rrethohet nga një peizazh malor, ku gërshetohen pyjet, natyra e bukur dhe trashëgimia kulturore e kulinare. Pasuritë natyrore të fshatit Gjinar e kanë ridimensionuar atë si xhevahirin natyror të qytetit të Elbasanit. 

Gjinari prej vitesh tërheq mijëra vizitorë në të katër stinët e vitit pasi ofron mundësi argëtimi të shumta si hiking, camping, ekspedita studimore apo sporte të ndryshme si rally-it etj. 

Disa nga atraksionet e trashëgimisë kulturore të fshatit janë Mali i Bukanikut, destinacion për sportin e hiking; kisha e Shën Kollit, për afresket e të cilës punoi ikonografi më i njohur shqiptar Onufri; Kisha e Valeshit apo Kisha e Shën e Premtes; Kisha e Gjinarit, apo edhe monumentet e natyrës si Dushku i Lleshanit, pemë shekullore, e mbrojtur nga shteti; kanionet e Valeshit e të Seltës. 

Facebook
LinkedIn
Email
X