Gjiri i Llaëzit (njihet ndryshe edhe si Gjiri i Shën Pjetrit) shtrihet në bregdetin shqiptar të Adriatikut midis Kepit të Rodonit në veri dhe Bishtit të Pallës në jug. Emrin e ka marrë nga fshati Lalëz që gjendet pranë bregut verilindor të gjirit.
Gjiri i Lalëzit është një ndër destinacionet më të kërkuara nga turistët që duan një atmosferë më të qetë dhe private. Plazhi është i pastër, me ujë të qetë e të kthjellët dhe i rrethuar nga pyje me pisha që krijojnë një ndjesi pushimi larg zhurmës së qytetit. Vizitorët këtu mund të shijojnë sporte ujore si kajaku dhe pedalonet, por gjithashtu edhe shëtitje me biçikletë apo piknikë në natyrë.