Kallmeti

Kallmeti është një fshat që ndodhet në bashkinë Lezhë i vendosur nën vargmalin e Velës dhe në fushën e Zadrimës. Fshati ka një histori të gjatë, dhe gjetjet arkeologjike tregojnë se ai ka qenë i banuar që nga periudha e Neolitit deri në antikitetin e vonë. Kultura, veshjet dhe prodhimet tradicionale e kanë bërë Kallmetin një njësi etnografike të veçantë në këtë rajon. Ndër monumentet më të njohura është Kisha e Eufemisë, një vend i shenjtë i shekullit XIII, e vizituar nga besimtarë nga krahinat veriore të Shqipërisë

Facebook
LinkedIn
Email
X