Liqeni i Zi (mbi Radomirë)

Liqeni i zi ështe liqen akullnajor me sipërfaqe rreth 0.5 hektarë, me ujë të pastër e të ftohtë dhe bën pjesë në Njësinë Administrative Kala e Dodës. Liqeni ndodhet 600 metër në veriperëndim të fshatit Tejs dhe në jugperëndim të Shullanit të Radomirës, në vendin e quajtur Zabeli i Madh.

Ndodhet në lartësinë 1465 metër mbi nivelin e detit, ku gjatë dimrit ngrin në sipërfaqe. Në të gjitha anët është i rrethuar me pyje të pishës, bredhit etj. Vizitohet sipas rrugës Peshkopi-Radomirë ose Tiranë- Kukës-Radomirë dhe rruga këmbësore që të çon te liqeni.

Facebook
LinkedIn
Email
X