Rabdishti shtrihet në dy monumente të mëdha natyre,ku gjenden burime të larmishme natyrore; male, bjeshkë, burime ujore, ku njëri nga ata është i përdorshëm për vetitë kurative, kanione, shpella, shkallë të formuara nga ndikimet shumëvjeçare të fenomeneve natyrore, përrenj etj.
Fshati ka bimësi të pasur me pemë frutore, pishë e zezë, ah, lajthi, panje, frashër, dushk, akacie, dushk, etj. Ndër kafshët që mund të hasen janë dhelpra, ariu, lepuri, ujku, deri i egër dhe kaprolli.Fshati ka një histori të lashtë dhe kulturë të pasur. Në afërsi gjenden rrënoja vendbanimeve hershme, kompleksi balnear i Peshkopisë, mulliri i vjetër (monument kulture).
Traditat kulturore në këtë fshat janë të larmishme, sidomos gjate ceremonive të ndryshme fetare apo në gëzime e festa. Në pjesën e kufirit me Maqedoninë janë interesante përcaktimet kufitare përgjatë të cilit kalon shtegu turistik.Fshati është pjesë e një prej shtigjeve hiking më të gjatë e të rëndësishëm përgjatë vargmalit Deshat-Korab, i cili fillon nga Maqellara e në dalje të Kalasë së Dodës.
Një shteg tjetër turistik që lidhet me shtegun kryesor vjen nga qyteti i Peshkopisë dhe përshkon fshatin. Shtegu i sapopërmendur është i frekuentuar nga motoçiklistë, e rally me makina. Gjatë dimrit fshati qëndron i mbuluar me dëborë për javë me radhë, gjë e cila bën të mundur përdorimin e shpateve për skijim.
Në këtë fshat ka dy bujtina dhe iniciativa për të përshtatur të tjera. 15 min larg fshatit ndodhet një kamping. Fshati ka shtëpi të ndërtuara me gurë dhe të mbuluara me rasa, rrugë të shtruara me kalldrëm, të cilat janë të mirëmbajtura.Rabdishti është pjesë e projektit të USAID: “Dibra – turizëm dhe traditë” dhe “ 100 fshatra turistikë”