Radomira

Fshati Radomirë i vendosur rrëzë malit të Korabit është në listën e 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë. Radomira ndodhet 35 km larg Peshkopisë, në malësinë e Dibrës. E rrethuar nga një natyrë përrallore me pyje të dendur, kullota alpine me ajër të pastër, burime ujore, mes të cilëve Liqeni i Zi, të cilat janë burime të paçmuara për zbulimin e Radomirës si një destinacion turistik gjithëvjetor. 

Fshati ështe pjesë e shtigjeve malore më të rëndësishëm përgjatë vargmalit Deshat – Korab, i cili fillon nga Maqellara e deri në dalje të Kalasë së Dodës, një vend i denjë për sportin e hiking. Gjatë dimrit fshati qëndron i mbuluar me dëborë për javë të tëra, e cila bën të mundur shfrytëzimin e shpateve malore për ski.

Hiking, trekking, shëtitje e mbledhje bimësh medicinale, shëtitje me kuaj, apo vrojtim zogjsh janë disa nga format e argëtimit gjatë qëndrimit në Radomirë, ku mes parajsës së luginave shumëngjyrëshe rrethepërqark me maja madhështore do të dëgjoni gurgullimën e bukur të përrenjve.

Facebook
LinkedIn
Email
X