Fshati Rec, i ndodhur në Malësinë e Madhe, është i njohur për natyrën e tij të pasur dhe, mbi të gjitha, për gështenjat shekullore që e rrethojnë. Ky fshat malor ruan një traditë të lashtë kultivimi, ku pyjet me gështenja të mëdha dhe të vjetra krijojnë një peizazh mbresëlënës dhe një burim jetese për banorët. Reçi është një destinacion i qetë dhe autentik, që të fton të ecësh në shtigje natyrore mes hijes së gështenjave dhe aromës së tokës së freskët pa harruar dhe plantacionet me levando dhe bimë të tjera medicinale që krijojnë një peisazh unik.