Shpella e Zanave, e njohur gjithashtu si Gojani i Madh, ndodhet në veri të Shqipërisë, në Bashkinë e Pukës. Kjo shpellë e vogël, por jashtëzakonisht e bukur dhe unike, është e vetmja e këtij lloji në Shqipëri. Burimi i ujit që rrjedh mbi të e ka zbukuruar shpellën nga të gjitha anët deri te përroi, duke krijuar formacione të jashtëzakonshme dhe duke ofruar një pamje panoramike të zonës përreth.
Deri në vitet 1960, kjo shpellë shërbente gjithashtu si vend pelegrinazhi, siç sugjeron edhe emri i saj “Shpella e Zanave”, vendi ku banojnë zanat. Zanat janë figura mitologjike dhe objekte besimi në kulturën tonë, me origjinë që nga lashtësia dhe që vazhdojnë të jenë pjesë e besimeve edhe sot.
Ky destinacion është një dhuratë e natyrës, që pret të eksplorohet për të zbuluar pasuritë dhe misteret që fsheh në thellësi të saj. Një vizitë në Shpellën e Zanave është një udhëtim i paharrueshëm që do të mbetet përgjithmonë në kujtesë.